Librazhd/ I moshuari vdes në spital, mjeku denoncohet për neglizhencë në mjekim

Librazhd, 3 Shtator 2025

Mjeku 69-vjeçar procedohet për “neglizhencë në trajtimin mjekësor” pas vdekjes së pacientit
Një mjek 69-vjeçar i spitalit të Librazhdit, me inicialet A. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Një 42-vjeçare e ka kallëzuar atë, duke pretenduar se ka neglizhuar trajtimin e dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, i cili u shtrua në spital më 27 gusht 2025 dhe ndërroi jetë më 31 gusht 2025. Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.