Lëvizte me armë me fishek në fole, vihet në pranga i riu

Lëvizte me armë me vete, vihet në pranga 36-vjeçari në Vaun e Dejës

VAU I DEJËS- Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me armë me vete. 36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë forcat e policisë ka tentuar të largohet, por është vënë menjëherë në pranga.

Policia i ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.