Lëvizje në Elbasan/Adi Qose në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Adi Qose është  emëruar  Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dega Elbasan.

Më herët  ky post u mbajt nga Gentian Dërmyshi ndërsa Qose ka mbajtur më parë postin e drejtorit te DPSHTRR Elbasan.

 

Z. Adi Qose, ka lindur në qytetin e Elbasanit, më datë 10 Qershor 1992.
Në vitin 2013 ka përfunduar studimet e larta “Bachelor” në Degën “Administrim Biznesi”, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Më pas në vitin 2015 ka përfunduar studimet “Master Profesional” në “Administrim Biznesi”, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin 2019 ka përfunduar studimet” Master Shkencor” në “Administrim Biznesi” në Tirana Business University (TBU).
Z. Qose ka eksperienca në institucione të ndryshme të administratës publike si: Nënkryetar i Bashkisë Elbasan, Shef Kabineti në Bashkinë Elbasan, Drejtor Kontrolli, pranë Task Forcës së Transportit Rrugor, Shef Grupi, pranë Task Forcës së Transportit Rrugor, Ekonomist pranë Ndërmarrjes së Trajtim Studenti Elbasan.