Lëshohet nga SPAK urdhër-arresti për Arben Ahmetajn

TIRANË- Lëshohet nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish zv. kryeministrin Arben Ahmetajn. Pas heqjes së imunitetin nga Kuvendi, është hapur rruga për arrestimin e tij nga ana e SPAK për akuzat e shumta që rëndojnë mbi Ahmetajn. Por ky i fundit, deri më tani raportohet që të jetë jashtë territorit të Shqipëri, madje më konkretisht avokatët e tij pretendojnë se është në Britaninë e Madhe. Ndaj edhe shumë shpejt pritet shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar.

Disa ditë më parë, me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim u votua pro kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, por absetenduan vetëm Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit. Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqjen.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet.