Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka folur pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas në Turqi Ai thotë se ata “më së shumti diskutuan iniciativën e miqve tanë turq lidhur me çështjet humanitare”. Ai përsëriti pretendimet ruse se “civilët po përdoren si pengje” nga ato që ai i përshkroi si “të ashtuquajturat forca të mbrojtjes territoriale”. Ato po përdoren “si mburoja njerëzore”, pohon ai, raporton BBC.
Lavrov thotë se Rusia po vazhdonte të operonte korridoret humanitare për civilët.
