Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin N. L., 27 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.02.2024, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (i cili u arrestua dje), kanë vjedhur pajisje në banesën e shtetasit V. S..
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Belsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:
M. K., banues në fshatin Sericë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në banesë, pa leje nga organet kompetente;
A. Gj., banues në fshatin Tregan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
