Lajme nga kronika në qarkun e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 41 vjeç, A. B., 42 vjeç dhe M. B., 31 vjeç, pasi kanë ushtuar dhunë fizike ndaj shtetasit S. Q., 39 vjeç, për motive të dobëta.

Më datë 12.11.2024, në fshatin Dragostunjë, ka humbur jetën në banesën e saj, shtetasja V. B., 77 vjeçe, dyshohet për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin S. Gj., 39 vjeç, ka përplasur shtetasen B. B., 63 vjeçe, këmbësore. 63-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.