Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve
Arrestuan në flagrancë shtetasin A.S., 22 vjeç, pasi iu gjet një sasi Cannabisi. Po ashtu, u konstatua se kishte aktivitete në celular për faqe online të vënies së basteve sportive.
Referuan materialet në Prokurori për shtetasin D.Z., 33 vjeç, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare
Referuan materialet në Prokurori për shtetasit Xh.G., 60 vjeç, dhe Sh.K., 54 vjeçe, pasi nga kontrolli i kryer në subjektet e tyre, përkatësisht lokal dhe market, u konstatua se shiteshin paketa me cigare pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike
Referuan materialet në Prokurori për shtetasen K.Sh., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ka postuar në TikTok materiale fyese për bashkëshortin e saj, me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd
Referuan materialet në Prokurori për shtetasin E.Xh., 34 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta një 33-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh
Referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 18-vjeçar.
Referuan materialet në Prokurori për një 14-vjeçar, pasi nga pakujdesia gjatë lojës, ka goditur me top një 7-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë.
Largimi i shtetasit I.H., 82 vjeç
Dje, shtetasi K.H., 24 vjeç, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd se më datë 25.02.2025, është larguar nga banesa gjyshi i tij, shtetasi I.H., 82 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














