Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

Policia e Elbasanit ka vijuar veprimtarinë operacionale me një sërë arrestimesh dhe procedimesh për vepra penale që lidhen me narkotikët, shkeljet në trafik dhe konfliktet për pronësinë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. B., 42 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në një tjetër rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve, arrestuan shtetasin B. Z., 29 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, Policia e Librazhdit nisi procedim në gjendje të lirë për shtetasit I. H., 58 vjeç dhe S. H., 54 vjeçe, bashkëshortë, të cilët janë kallëzuar nga shtetasja G. Gj. për “Plagosje të lehtë me dashje”, pasi dyshohet se e kanë goditur me sende të forta për motive pronësie.

Materialet procedurale për të gjitha rastet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.