Arrestohet 37-vjeçari që theu masën “Arrest në shtëpi”
Në Elbasan, një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, e ndaluan në bulevardin “Qemal Stafa”, pas manovrave të dyshimta.
Shtetasi G. M. rezultoi i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe tashmë akuzohet për “Largim nga vendi i qëndrimit”.
Procedohet 24-vjeçari për mallra pa dokumentacion
Në fshatin Bradashesh, policia procedoi penalisht një 24-vjeçar pasi në automjetin e tij u gjetën mallra pa fatura shoqëruese.
Mallrat dhe mjeti u sekuestruan si prova materiale.
Procedim penal për kanosje në Gramsh
Në Gramsh, një shtetas me probleme të shëndetit mendor është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka kanosur një 39-vjeçar dhe familjarët e tij.
Shpallet në kërkim 30-vjeçari për dhunë
Policia e Elbasan ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me grushte një 39-vjeçar për motive të dobëta.
Po punohet për kapjen e tij.
Dëmtohet 59-vjeçari gjatë punës me mjet bujqësor
Në fshatin Qukës, një 59-vjeçar është dëmtuar pasi dyshohet se është rrëzuar gjatë përdorimit të një mjeti bujqësor.
Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Prrenjas, ai është larguar në banesë. Ngjarja konsiderohet aksidentale.
Digjet automjeti në Peqin, dyshohet shkëndijë elektrike
Në fshatin Gjocaj, është djegur automjeti i një 68-vjeçari.
Sipas dyshimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Rasti po hetohet nga autoritetet.













