Biznesmeni Gjergj Luca është shfaqur në një video me një grup burrash të fshatit Godolesh për të ngritur një shqetësim të banorëve në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm.
“Në këto zgjedhje unë si kam thënë asgjë. Këta votuan të gjithë për Gledin. Unë kam bërë miratina pafund nuk i kam treguar por po dal për të kërkuar vetëm këtë gjë publikisht…
Të kam thënë tre herë morë zotëri, këta burra nuk kanë ujë në shtëpi. është katuni më punëtor i Labinotit. Janë njerëz që nuk kanë ujë në shtëpi. Nuk mund të dal unë e ti vë sahatet. Këta kanë rënë dakord që të paguajnë ujin por duhet të ndërhyjë bashkia.
Të lutemi shumë, nuk kanë ujë!
Ishalla zgjohesh e nesër e bën këtë punë” thotë ndër të tjera Gjergj Luca në mesazhin e tij drejtuar kryetarit të bashkisë Elbasan.
Video e plotë
