Elbasanion ka siguruar foton e 35-vjeçarit Agim Gashi, autor i vrasjes së Elton Javorit, ngjarje kjo e ndodhur paraditen e sotme në Fier.
Mësohet se i riu, pasi ka kryer krimin e rëndë, është larguar me një mjet tip “Benz”, teksa policia është vënë në ndjekje të tij.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Fqinjët kanë treguar, se 41-vjeçari ishte njeri i qetë dhe i sjellshëm. Për ngjarjen, reagoi edhe drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili tha se autori ishte identifikuar dhe se po punohej për kapjen e tij.
