SELANIK- Personi që shihni në foto është 53-vjeçari i cili plagosi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij në Selanik. 53-vjeçari pas ngjarjes së rëndë vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sipas mediave greke, viktima para se të humbte jetën nga plagët e marra arriti të dilte në ballkon e plagosur. Shqiptari pasi e ka futur sërish në banesë gruan e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe qafë.
Fatkeqësisht ajo nuk arriti tu mbijetonte plagëve dhe humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes. Çifti kishte dy fëmijë të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndërsa në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesës. Vajza e mitur e çiftit shqiptar raportohet se ishte në shkollë.
Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes. Gjithashtu nuk ka pasur më parë asnjë denoncim për dhunë në familje apo vepra të tjera.
“Ajo ishte njeri i jashtëzakonshëm, ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj. Ajo më thoshte se kishte problem me burrin por nuk më dha asnjë detaj” tha mikesha e 44-vjeçares.
Ajo theksoi gjithashtu se edhe ato pak herë që ajo e kishte parë 53-vjeçarin, edhe para se të kryente vrasjen, ai kishte sjellë shumë mirë me bashkëshorten.













