Me 75 vota pro, Kuvendi i ka hequr sot imunitetin ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK. Edhe pse mes tensioneve, 75 ligjvënës, i hoqën imunitetin Berishës, duke i hapur rrugë arrestit, pas kërkesës së SPAK, sa i takon dosjes Partizani.
Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.
Rikujtojmë se SPAK kërkoi autorizim për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “Arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv.
