Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po monitoron me shumë kujdes kampionatin gjerman të futbollit.
Atje po spikat gjithnjë e më shumë një emër i ri, Brajan Gruda, për të cilin trajneri i kuqezinjve ka shfaqur interes dhe kërkon që ta përfshijë në të ardhmen në planet e tij sulmuesin anësor i cili aktualisht përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.
Dhe nuk është vetëm për faktin se ai po luan rregullisht në një klub si Mainc në Bundesligë. Futbollisti 19-vjeçar shihet nga të gjithë si një talent shumë premtues dhe këtë e thonë edhe statistikat e tij si një futbollist me tipare ofensive.
Specialistët e statistikave të “Opta’ kanë përpiluar një listë me futbollistët më rezultateve në driblimet e tyre gjatë një ndeshje në 5 kampionatet kryesore në Europë dhe Gruda është një preje tyre.
Jeremy Doku i Mançester Sitit kryeson me 5,1 driblime të realizuara për ndeshje, i ndjekur nga Mohamed Kudus i Uest Hem dhe Xhamal Musiala i Bajern Mynih me 4,2 driblime për ndeshje. Menjëherë pas tyre vjen Brajan Gruda me 4,1 driblime të kompletuar për ndeshje. duke qenë më efektiv se Leroi Sane, i cili realizon 3,9 të tillë.
