Kush është i riu 22 vjeç nga Cërriku që humbi jetën në aksident me motor në Greqi?

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti as mesnatës në Nea Eritrea në Greqi.

Bëhet fjalë për Angjele Saliun, me origjinë nga Cërriku, i cili ka qenë duke drejtuar motorin kur rreth orës 00.30 është përplasur me një automjet të drejtuar nga një 63-vjeçar grek. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 22-vjeçari shqiptar, trupi i të cilit është transportuar me autoambulancë drejt spitalit.

Nga veprimet e para në vendngjarje është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse tek viktima ndërkohë që drejtuesi i automjetit, greku Konstantino Ioannou 63-vjeç, është arrestuar