Tre të helmuar me ilaçe dhe pesticide në spitalin e Elbasanit

Tre persona të helmuar me ilaçe dhe pesticide janë paraqitur në spitalin e Elbasanit

Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur:

-shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve;

-shtetasi K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide;

-shtetasi B. T., 27 vjeç, banues në Belsh, i cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë.

Të tre shtetasit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, ndërkaq grupe të posaçme hetimore janë ngritur për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.