Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Kurti ka nxjerë një hartë, duke treguar vendin ku 3 policët shqiptarë u rrëmbyen ditën e djeshme nga forcat serbe. Ai ka thënë se gjithë aktiviteti është kryer brenda territorit të Kosovës, ndërsa ngriti pyetje se përse KFOR-i nuk po reagon.
“Ajo që më habitë se pse nuk del KFOR-i me sqarim që ishte në vend te ngjarjes
Ky vend qartazi është i Republikës së Kosovës
Edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës.
Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura, njësia speciale antiterroriste e Serbisë dhe njësia speciale ushtarake me të cilat duhet të merret KFOR-i.
Janë gjetur gjurmë, pranga të plastikës, çizme të huaja që shkojnë në drejtim të Serbisë”-tha Albin Kurti në konferencë.
