Tre persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia në Shkodër, pasi akuzohen se janë përfshirë në veprimtarinë e rritjes së bimëve narkotike.
Në pranga kanë rënë shtetasit: Arben Shpati, Pavlin Shpati, Aurel Fejzo. Ndërsa në kërkim janë shpallur: Gjovalin Shpati, Artan Shpati, Aleksander Shpati, Fatmir Shpati, Mhill Shpati, Aleksander Rrasa.
Këta shtetas kanë kultivuar mbi 10 mijë bimë kanabis në fshatrat Kir dhe Pult, të cilat janë zbuluar dhe sekuestruar nga policia në muajin gusht të këtij viti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të 10 274 bimëve narkotike, në fshatrat Kir dhe Pult, që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në muajin gusht 2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.
Si rezultat, janë kapur dhe ndaluar 3 prej autorëve të dyshuar, shtetasit: 34 vjeç dhe 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj; 23 vjeç, banues në Gramsh.
