Kryebashkiakja e Roskovecit dhe kryebashkiaku i Libohovës në SPAK

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqiturparaditen e sotme në SPAK. Ajo është paraqitur para pak minutash në Prokurorinëe Posaçme, ndërsa sipas informacioneve fletëthirrjen e ka në orën 11:00.

Ende nuk dihen arsyet konkrete për të cilat kryebashkiakja e Roskovecit është thirrur në SPAK. Majlinda Bufi është kallëzuar nga PD për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK.