Kriza në Turqi,minsitri i financës bën thirrje qytetarëve të dorëzojnë floririn

Ministri i financave në Turqi, Nurretin Nebatika ka deklaruar se floriri nuk është një pasuri personale, por kombëtare, sipas TRT World.

Ai ftoi qytetarët, të mos e mbajnë floririn në shtëpi por ta dorëzojnë.

Sipas planit të tij të ri ekonomik, Nebati deklaroi se dorëzimi i floririt do të nis nga data 1 mars. Sipas tij, në 81 qytete të vendit do jenë funksionalë 1500 pika që do të kenë vetëm një funksion, do të jenë të hapura për qytetarët të cilët duan ta dorëzojnë floririn.

Kështu ky i fundit do të përfshihet në sistemin financiar të vendit. Çdo qytetar do të ketë llogarinë e tij në bankë dhe sasia e floririt që dorëzon do të konvertohet në lira turke që më pas do t’u jepen personave.Autoritetet garantojnë qytetarët se fitimet e tyre nuk do të cënohen nga luhatjet e kursit.Kjo nismë u paralajmërua në muajin dhjetor nga presidenti Erdogan, pas krizës që po kalon Turqia me qëllim forcimin e monedhës vendase Lirës, e cila kohët e fundit ka shënduar një rënie historike.

Presidenti u kërkoi qytetarëve dhe bizneseve të investojnë në lira pasi monedha humbi pothuajse 20 për qind të vlerës së saj të hënën vetëm në një orë pas hapjes së tregjeve.

Përplasja sizmike erdhi pasi Erdogan mori disa vendime të diskutueshme politike dhe ekonomike gjatë tre ditëve, duke përfshirë tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit, shkarkimin e guvernatorit të Bankës Qendrore, heqjen e statusit parlamentar të një deputeti të lartë të opozitës dhe mbylljen e çështjes pro- Partia Demokratike Popullore Kurde, HDP.

Aktualisht lira ka fituar pikë përballë valutave të huaja, por sërish mbetet në nivele të ulëta. Mbetet për t’u parë se si do t’i përgjigjen qytetarët kërkesës së autoriteteve për të dorëzuar floririn dhe sa ndikim do të ketë kjo iniciativë në forcimin e monedhës kombëtare.

Nëse qytetarët nuk pranojnë ta dorëzojnë floririn, autoritetet kanë paralajmëruar konfiskim dhe për ta hedhur atë në sistemin financiar.