Të shtëna me armë u regjistruan këtë pasdite, të shtunën, më 16 gusht, në zonën Cuotto të Forio d’Ischia ishull në gjirin e Napolit.
Sipas mediave italiane katër persona u qëlluan me armë zjarri. Tre mbetën të vdekur dhe një i plagosur rëndë në rrezik të menjëhershëm për jetën. Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhen 118 dhe policia.
Sipas raportimeve të para, personat e vrarë janë qëlluar me plumb në kokë, pothuajse si një ekzekutim. Incidenti ndodhi në zonën Cuotto në hyrje të një parku hotelesh të njohur në zonë.
