Krim makabër / Djali vret nënën me thikë në mes të bulevardit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës.

Sipas raportimeve paraprake, djali ka vrarë nënën me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës.

Dyshohet se djali, Arsen Dani, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pak çaste pas krimit të rëndë, ai është vënë në prangat e policisë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gjylije Dani, 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.