Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqiptare në Austri, ku një 47-vjeçar, me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare.
Sipas mediave austriake, krimi ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 18:30, në Sooß, në komunën e Badenit. Viktima është gjetur në oborrin e banesës me plagë të rënda në trup, të shkaktuara nga mjet prerës, si edhe nga armë zjarri.
I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme kohët e fundit, megjithatë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërkohë që në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur në krim.













