Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në Korçë.
40-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, u gjet në dhomën e një hoteli në lagjen 12.
Burimet bëjnë me dije se viktima është nga Tirana, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e humbjes së jetës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
