KORÇË- Katër raste dhune ndaj gruas, bashkëjetueses dhe nënës janë regjistruar brenda 24 orëve në Korçë. Bëhet me dije se në pranga janë vënë K. S 49 vjeç, A.B 36 vjeç, B. S 42 vjeç dhe S. S 28 vjeçe.
Për pasojë të dhunuarat janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ndërkohë E. V 44 vjeç është proceduar i lirë pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:
K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A.B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Po nga ky komisariat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. V., 44 vjeç, banues në fshatin Prilep, Maqedonia e Veriut, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj;
S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.













