Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, agjentët e BKH-së sekuestrojnë telefonin, PC dhe disa USB

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa pajisje gjatë kontrollit në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Efektivët kanë shkuar në rrugën “Frosina Plaku”, ndërsa pranë pallatit ku banon Proda, afër shkollës “Gustav Mayer”, është parë një automjet i zi i BKH-së dhe një patrullë e policisë “Shqiponja”.

Gjatë kontrollit, Ilir Prodës i është sekuestruar aparati i telefonit, një laptop, si dhe disa USB dhe CD.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./