TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i SPAK mëngjesin e sotëm, ku po kryen kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se aksioni i sotëm është ndërmarrë në kuadër te hetimeve për dosjen AKSHI.
Veç Prodës, kontrolle po kryhen edhe në banesat e personave të tjerë, ku mësohet se nën hetim janë dhe persona në nivele të larta të administratës. Aksioni ka ardhur pas kontrollit të telefonave të Ergys Agasit dhe Uljan Spatarakut, të cilët u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe me hetimin që po zhvillohet.
Për shkak se kontrollet vijojnë ende, detajet e plota mbi personat e përfshirë dhe objektin konkret të hetimit nuk janë bërë publike.




