Elbasan – Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, duke kryer kontrolle në disa banesa në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetas:
B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;
D. H., 35 vjeç, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
