Elbasan – Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë 30-vjeçarin G.Dh., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Në një konflikt të çastit në një lokal në lagjen “Kongresi”, G.Dh. goditi me sende të forta shtetasin 43-vjeçar S.B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, është referuar në Prokurori shtetasi E.V., 29 vjeç, për dëmtimin e kabinës së matësve të ujit në fshatin Godolesh.
Prokuroria po vijon hetimet për këto raste.
