Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 07:50, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri, 31 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori është në kërkim, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autori mësohet se është Korado Teodori. Ndërsa, i dëmtuar ka mbetur shtetasi Sandrino Baci.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
