Konflikt në Librazhd, tre shtetas procedohen për prishje të qetësisë publike

Librazhd – Tre shtetas janë proceduar penalisht pasi janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre, për motive të dobëta:

E. Q., 37 vjeç

I. Q., 39 vjeç

L. P., 42 vjeç

Ngjarja ka ndodhur në një ambient publik dhe ka shqetësuar qytetarët përreth.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.