Peqin, 10 Nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. T., 36 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













