Konflikt me thi’ka në Gramsh. Arrestohen babë e bir dhe një 34-vjeçar

Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, mes tyre babë e bir, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, ku mbeti i plagosur rëndë një 34-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për konfliktin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. D., 51 vjeç, dhe R. D., 27 vjeç, babë e bir, banues në Gramsh. 51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa 27-vjeçari për “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, i dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 4 janar 2026, babë e bir kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin K. T., për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se ishte në posedim të 34-vjeçarit dhe se është përdorur për të kanosur 27-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik, 51-vjeçarit iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Gramsh

Plagosën rëndë me sende të forta, një 34-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Gjithashtu, arrestohet 34-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.
Sekuestrohet thika.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):
-R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e posedonte shtetasi K. T. dhe se ai e ka përdorur për të kanosur 27-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. D. iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.