Cërrik, 24 tetor 2025 — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal për shtetasit M. H., 65 vjeç, dhe S. H., 61 vjeçe, bashkëshortë. Nga hetimet paraprake dyshohet se M. H. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij, ndërsa për këtë shkak, bashkëshortja e tij S. H. dhe djali kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













