Qytetarët e Elbasanit patën rastin të bisedojnë me deputeten gjatë aktivitetit që Shoqata “Together for Life” organizoi me ndihmën e “National Endowment for Democracy” me qëllim nxitjen e komunikimit dhe dialogut për një qeveri të hapur dhe transparente, me fokus të veçantë në shëndet dhe në sistemin social.
Qytetarët pohojnë se pavarësisht investimeve dhe synimeve që shëndetësia dhe spitali i Elbasanit të zhvillohen pozitivisht dhe ndjeshëm, kjo industri ka ende probleme që mund të adresohen dhe korrigjohen nëse ka vullnet politik.
Znj. Tahiraj theksoi rëndësinë e këtyre takimeve dhe i kërkoi qytetarëve të Elbasanit që t’i planifikojë ato më shpesh sepse janë të dobishme për të dyja palët. Ajo deklaroi se ishte e gatshme të shtonte takimet në terren për të identifikuar çështjet që konsideroheshin problematike për sektorët kryesorë dhe për t’ia përcjellë ato institucioneve më të larta ligjbërëse për përgjigje.
Përfaqësues të medias, shoqërisë civile, profesionistë të shëndetësisë, studentë dhe pjesëmarrës të tjerë u angazhuan në mënyrë aktive në diskutim dhe patën një interes të madh për të folur me deputeten gjatë takimit.
Aktiviteti u organizua nga “Together for Life”, e cilat ka si qëllim të ndërtojë disa mekanizma pozitive që inkurajojnë qeverisjen e hapur dhe të përgjegjshme.
