Tre apartamente janë djegur plotësisht në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në lagjen nr.3. Nga zjarri janë djegur tre apartamente në katin e dytë, ndërsa tre të tjerë po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Shkaku dyshohet se ka qenë një pajisje ngrohëse, e cila është lënë ndezur gjatë natës. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Memaliajt, Tepelenës dhe Gjirokastrës bën të mundur shuarjen e zjarrit, duke shmangur rrezikun në katet e para.
Pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat. Të gjithë banorët e pallatit u evakuuan dhe nuk patur persona të lënduar.
