“Kërkoj falje”, përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Gjykatalë në burg shoferin e Porsche

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 32-vjeçarin Haiti Bajramaj, i cili aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj. Ky i fundit sapo kishte lënë punën rreth orës 12 të natës të datës 28 tetor dhe po kthehej në shtëpi me motor.

Mësohen se në sallën e gjyqit Barjamaj ka kërkuar falje dhe gjithashtu pranë ambienteve të gjykatës ka pasur prezencë të familjarëve të të ndjerit.

32-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Haiti Bajramaj po drejtonte automjetin e tij luksoz tip ‘Porsche’ në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë kur ka përplasur të riun. Leandro Shametaj fatkeqësisht ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar plagëve të marra.