Xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja ka kërcënuar sërish me plumba.
Në një komunikim për mediat, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë.
Me duar në xhepa, duke pritur policinë/ Shihni dhe analizoni qëndrimin GJAKFTOHTË të vrasësit të gjyqtarit, Astrit Kalaja!
“Nëse dënojnë atë, do të përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtari që do e dënojë do përballet me plumba. Ka 13 vite që i shkojmë kryeministrit.
Na e jepni pronën që e kemi ble. Dhe me mua ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë. Ja kemi ble shtetit, ose me na çu në burg”, shprehet xhaxhai i Elvisit.
