Kapet dhe arrestohet 51-vjeçari që dyshohet për vjedhjen e një celulari në Durrës

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton kapjen dhe arrestimin në Cërrik të shtetasit 51-vjeçar S.I., i dyshuar për vjedhjen e një celulari në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2025, kur ky shtetas i vodhi telefonin shtetasit Sh.M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Celulari i vjedhur u sekuestrua si provë materiale. Operacioni u realizua në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Durrësit.