Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin L. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 9 muaj e 20 ditë burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













