Cërrik, 13 Shtator 2025 –Kapen dhe vendosen në pranga dy hajdutë në Cërrik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për vjedhje, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale pas kallëzimeve të para.
Në pranga ranë:
Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje. Ai dyshohet se gjatë një periudhe rreth dy javore ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100,000 lekë të rinj në një supermarket të qytetit.
K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik, i cili dyshohet se më 12 shtator 2025 i vodhi celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.
Autoritetet njoftojnë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
