Kanosje për motive të dobëta në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 29-vjeçar për motive të dobëta.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, sipas komunikatës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.