Kanosën dhe shunuan fizikisht babë e bir pasi u kishin dhënë para me fajde, arrestohen dy të rinj në Elbasan

Operacioni “Threat” në Elbasan – Arrestohen dy të rinj, të dyshuar për dhënie parash me fajde dhe kanosje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Threat”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetas:

P. G., 21 vjeç

D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Sipas hetimeve paraprake, të rinjtë dyshohet se jepnin para me fajde dhe gjatë dy muajve të fundit kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht dy shtetas, babë e bir, me qëllim rikthimin e shumave të parave të dhëna.

Policia bën me dije se të arrestuarit kanë precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

1 automjet

3 aparate celularë

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të dhënies së parave me fajde nga të dyshuarit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim

“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”