Prokuroria e Elbasanit nisi procedimin penal ndaj 4 shtetasve nën akuzën “shpërdorim detyre”, “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “ndërtim të paligjshëm” dhe “moskallzim të krimit” pasi lejuan një një firmë private të shtronte pa projekt rrugë dytësore të bashkisë Belsh 7 ditë nga mbyllja e fushatës elektorale.
Mësohet se hetimi filloi nga denoncimi në rrjetet sociale të kandidatit të koalicionit Shqipëria Madhështore Dritan Cani për shtrimin e një rruge dytësore në bashkinë Belsh. Prokuroria deklaron se nga verifikimet ka dyshime të arsyeshme se punonjës të IMT të bashkisë Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “V.H” shpk të shtrojë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Ndaj subjektit ka nisur procedimi për ndërtim të paligjshëm ndërsa ndaj punonjësve është vendosur urdhërndalim. Nga policia gjyqësore është ekzekutuar ndalimi për dy shtetas, jane ushtruar kontrolle vendesh si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy shtetave Dh.K. dhe B.H që rezultojnë punonjës të bashkisë Belsh.
I kontaktuar nëpërmjet telefonit kryetari i bashkisë Arif Tafani deklaroi se “bashkia ka kontrate për sistemimin e rrugëve që në vitin 2024, pra procedura e prokurimit është bërë në vitin 2024. Afati i kontrateës skadon në maj dhe mos zbatimi në afat i kontratës do të ishte shkelje ligji. Për punime pa leje dhe jasht objektit të kontratës është përgjigjegjësi e firmës të përgjigjet”.
Por nga një verifikim në portalin Open Data, kontrata e fituar nga Vëllezërit Hysa shoqërohet me një grafik punimesh 64 ditë ose 3 muaj pas lidhjes së saj gjë që hedh poshtë deklarimet e kryebashkiakut Tafani në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës.
Ndërkohë sa i përket ndalimit të shefit të IMT, Tafani thekson se ai është proceduar për mosveprim në kuadër të një investimi jasht kontrate. “Ngjarja është regjistruar ditën e dielë kur punonjësit kanë qenë pushim, nuk kishin dijeni” përfundon ai duke theksuar se cështjen do ta zbardhin më tej hetimet.
