Kamioni përplas motorin në Belsh, humb jetën drejtuesi motomjetit, arrestohet shoferi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.