“Kam 18 penj në grykë”! U dhu*nua në mes të rrugës nga 41-vjeçari, rrëfimi tronditës i Mandarina Çelës: Donte të më the*rte, por i ra thi*ka në tokë

Mandarina Çela, e cila u dhunua 41-vjeçari në mes të rrugës në Korçë, ka rrëfyer në Shqipëria Live ngjarjen e rëndë.

E tronditur, ajo zbulon se si pasojë e plagës është qepur me 18 penj në grykë, pasi Ilir Çami, i cili pretendon që kanë pasur një lidhje dashurie, të cilën Mandarina e ka mohuar, e goditi me thikë.

“E shtyva i ra thika në tokë. Më shtriu dhe më hipi sipër që të më therte me thikë. Kishte shumë njerëz në rrugë, por asnjë nuk po ndërhynte të më ndihmonte. Kur thika ishte në duart e mija, vjen një burrë dhe më shpëton. Më humbën ndjenjat dhe u përmenda në spital”, ka treguar ajo.