Iu gjet radio e ngjashme me ato të Policisë, procedohet i riu në Elbasan

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantë iu gjet një radio e ngjashme me ato të Policisë, e cila u sekuestrua.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.