Iu dogjën pajisjet 7 muaj më parë, banorët e Bradasheshit përballen me rrezikun e tensionit të lartë

Banorët në afërsi të nënstacionit të Bradasheshit përballen me pasojat e tensionit të lartë çdo ditë. Të gjendur poshtë linjave ata janë të shqetësuar pasi herë pas here telat shkëputen e bëjnë masë duke I shkaktuar dëme të mëdha në elektroshtëpiake. Gati 7 muaj më parë banoret u gjendën me të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të djegura. Dhe i fundit rast ku e desh ndërhyrja e zjarrfikëses, ishte një muaj më parë.
“Na u prishën të gjitha elektroshtëpiaket që kishim nëpër priza, erdhën I panë dhe nuk na bënë asnjë lloj kompensimi. Ka pasur raste që ka rënë edhe zjarr. Rrimë me frikë”- shprehet një banor i zonës.

Për dëmet e shkaktuara në korrik të vitit të kalua banoret e demtuar nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim
“Na kanë thënë që do të hiqet linja, por për kompensim s’dimë gjë. Erdhën i bënë verifikimet, po s’kemi marrë asnjë lek”- shprehet një tjetër banor.

Të kontaktuar përfaqësues të OSHE dhe OST thonë se janë bërë vlerësimet e dëmeve në këtë zonë dhe janë dërguar në institucionet përkatëse por deri tani nuk ka një përgjigje për kompensimin e tyre.
Ndërkohë banorët shprehen nga ana tjetër se situata vazhdon të jetë shqetësuese edhe tani. Ata janë në pritje të një investimi që të largojë telat e tensionit te larte apo të sigurojë linjat e transmetimi pasi çdo ditë përballen me rrezikun e shkarkesave dhe të djegies së pajisjeve apo shtëpive.