Italia operacion për identifikimin e linjave ku shiten pasaporta false të vaksinimit, blihen 500 euro

Green Pass-e të falsifikuara në version dixhital e letër, të shitura me vlerë nga 100 deri në 500 euro e të pajisura me një bar kod i cili lejonte kalimin e të gjitha kontrolleve te autoriteteve kompetente, janë zbuluar nga Guardia di Finanza italiane e Romës gjatë një hetimi kompleks e ende në zhvillim.

Janë identifikuar 17 kanale komunikimi online, 8 prej të cilave publike e 9 private të cilat ofronin shitje Pasaporta Shëndetësore Covid 19, false e të vlefshme për t’i shpëtuar cdo tipi pajisje verifikuese.

Shitja e tyre bëhej në euro, por dhe në kriptovalutë e shpesh ofroheshin paketa familjare me cmime më të leverdishme.

Guardia di Finanza e Romës ka identifikuar dhe rreth 140 mijë utentë të cilët i janë drejtuar këtyre kanaleve të komunikimit për blerjen e Green Pass-ve false apo për të marrë infomacion.